KISHA E KRISHTERE E SHQIPERISE

Lidhje:

link

 

 

 

link

Jeni te mirëpritur në shërbesën e së dielës në orën 18:00 në Muzeun Historik Kombëtar.

 

 

Cilët jemi ne?

Thumbnail example

Thumbnail exampleJemi bashkëqytetare te shenjtoreve  dhe pjesëtare te Familjes se Peredise te ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe te profetëve duke qene Jezu Krishti vete Guri i qoshes.Ne jemi te krishtere, nxënës te Jezu Krishtit. Besimtare mirënjohës për faljen e mëkateve  dhe jetën e përjetshme qe na është dhëne ne Jezu Krishtin. Ketë mirënjohje e shprehim duke iu bindur Fjalës se Tij. Nuk jemi perfekt, mbetemi mëkatare te shpëtuar fale mëshirës se pamase qe Perëndia tregoi, dhe tregon për ne me ane te Jezu Krishtit.

Ne jemi te bindur se martesa, familja, miqësia, puna, shkolla e çdo fushe e jetës, janë një mundësi e mire për ti dhëne lavdi Zotit. Ne besojmë se Shpëtime vjen vetëm nëpërmjet besimit ne vdekjen dhe ringjalljen e Jezu Krishtit ne te cilën marrim edhe faljen e mëkateve. Ne besojmë se Ungjilli i mëshirës se Zotit na thërret te pendohemi dhe te pagëzohemi, duke jetuar një jete te shenjte, duke e dashur Zoti me gjithë zemër, shpirt dhe mendjen tone,dhe duke i dashur te tjerët porsi vetveten.

Ne besojmë se Bibla është “Fjala e Zotit” dhe e pranojmë atë ne çdo fushe te jetës duke u kujdesur qe asnjë pjese e shkrimit te shenjte te mos hidhet poshtë. Ne besojmë se Zoti do te gjykoje boten ne baze te asaj qe ka thëne ne Bibël.
Standardi ynë është qe ta vëmë Biblën ne praktike çdo dite te jetës sonë, duke e lexuar atë çdo dite dhe duke iu drejtuar Zotit ne lutje çdo dite, dhe duke ua shpallur atë te tjerëve.

… unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk – Gjoni 10:10

Në shërbesat tona te adhurimit ndaj Zotit ne predikojmë fjalën e Zotit duke nxitur njeri-tjetrin ( Hebrenjve 10:24) ne dashuri dhe vepra te mira.
Zoti nuk bën dallime, prandaj dhe kisha e tij është një vend ky çdo njeri pa dallim rrace, gjinie, shoqëria, niveli kulturor apo financiar është i mirëpritur te adhuroje Zotin sebashku me ne.
Ne besojmë se Zoti do qe te jemi te përulur, duke iu bindur Atij dhe duke i ofruar mesazhin e tij çdo njeriu. Qëllimi ynë është te shpallim ungjillin çdo dite te jetës sonë kudo qe ndodhemi.
Ne do te dëshironim te njiheshim me këdo qe ka dëshire te dije me tepër për Zotin dhe kishën e Tij. Për ketë arsye ju ftojmë qe te merrni pjese ne shërbesat tona te adhurimit, çdo te diel tek Muzeu Historik Kombëtar, hyrja ne krah te 15-kateshit.